Gjykata Kushtetuese nesër do të mbajë seancë, në të cilën do të diskutojë për ndryshimet në Kodin Penal. Këtë nismë e ka dorëzuar Pavle Trajanov.

“Kërkuesi thekson se ndryshimet ligjore janë në kundërshtim me shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe barazinë që promovon Kushtetuta. Në nismë thuhet se me këto ndryshime privilegjohet një kategori e qytetarëve, për dallim nga personat e dënuar ligjërisht që trajtohen diskriminues dhe për ta nuk vlen ulja e dënimeve”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Ministria e Drejtësisë njoftoi se Kodi i ri Penal (KP) është hartuar dhe i është dorëzuar Komisionit Evropian (KE) për mendim.

Ndryshe, ndryshimet në Kodin Penal u miratuan në vitin 2023 dhe shkaktuan shumë reagime, veçanërisht ato për uljen e dënimeve për shpërdorim të pozitës zyrtare në prokurimet publike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjykata Kushtetuese nesër do të diskutojë për ndryshimet e Kodit Penal në vitin 2023 appeared first on Telegrafi.