Gjykimi ndaj Muhamed Zekirit, ish-sekretar i përgjithshëm i Qeverisë fillon nga fillimi, pasi prokurori publik në seancën e sotme në Gjykatën Penale në Shkup aktakuzën e dorëzuar e transformoi në aktakuzë, në përputhje me ndryshimet në Kodin Penal.

“Aktakuza e paraqitur është shndërruar në aktakuzë në përputhje me ndryshimet në Ligjin Penal nga shtatori i vitit 2023, me të cilat parashihet dënim më i lehtë për të akuzuarit. Në bazë të kësaj, dispozitivi i propozim aktakuzës së dorëzuar tani u ndryshua në pjesën që mbulon elementet ligjore të veprës penale të akuzuar”, shpjegoi prokurorja Katerina Kolarevic.

Zekiri akuzohet për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353 paragrafi 4, i cili parasheh dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet, për dallim nga më parë, kur akuzohej për të njëjtin nen nga paragrafi 5, i cili parashikonte një dënim minimal prej 5 vjetësh.

Sipas ndryshimeve të Kodin Penal, tani procesi do të zhvillohet sipas procedurës së shkurtuar, ndërsa lëndën tash e tutje do ta udhëheq një gjyqtar individual.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Njëkohësisht Zekirit sot i është hequr masa e paraburgimit dhe është zëvendësuar me masë sigurimit, ku sipas kësaj Zekiri do të duhet të paraqitet në gjykatë çdo të mërkurë dhe do t’i konfiskohet dokumentet e udhëtimit./Telegrafi/

The post Gjykimi ndaj Muhamed Zekirit do të fillojë nga fillimi, lirohet edhe nga masa e paraburgimit appeared first on Telegrafi.