
Gjykimi për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan do të zhvillohet në Gjykatën Penale në Shkup. Gjykata e Lartë e mori këtë vendim sot pasi gjykata e Koçanit tërhoqi rastin.
“Këshilli për veprës penale pranë Gjykatës së Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, më 25 qershor 2025, miratoi Vendimin KR-35/25, me të cilin e përcaktoi Gjykatën Themelore Penale të Shkupit si gjykatë me juridiksion faktik dhe territorial për të vazhduar me rastin KOOA.br.13/25 të Gjykatës Themelore të Koçanit, të formuar në lidhje me zjarrin që ndodhi më 16 mars 2025 në diskotekën “Pulse”,” tha Gjykata Supreme në një deklaratë.
Sipas PTHP-së 34 persona janë akuzuar në lidhje me tragjedinë.
Muajin e kaluar, drejtori i Drejtorisë së Zbatimit të Sanksioneve, Aleksandar Pandov, tha se pret që gjyqi për zjarrin të zhvillohet në sallën digjitale të gjyqit brenda burgut të Idrizovës në Shkup. E ndërtuar në vitin 2020, e përdorur vetëm një herë deri më tani në fund të vitit 2022 dhe e riaktivizuar për gjyqin në çështjen Aditiv, salla digjitale e gjyqit është në gjendje të shkëlqyer dhe mund të përmbushë nevojat e rasteve të mëdha gjyqësore, veçanërisht ato me një numër të madh të të akuzuarve./Telegrafi/
The post Gjykimi për zjarrin në Koçan do të zhvillohet në Shkup appeared first on Telegrafi.