Gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska do të kryesojë gjykimin për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçani, njoftoi sot Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Sipas sistemit AKMIS, lënda i është caktuar për procedurë të mëtejshme gjyqtares Diana Gruevska Ilievska nga Departamenti Penal për të Rritur.

Bëhet fjalë për një gjyqtare me 19 vjet përvojë gjyqësore në të gjitha departamentet e kësaj gjykate, si dhe 17 vjet përvojë paraprake si bashkëpunëtor ekspert. Siç kemi treguar, publiku dhe palët do të njoftohen me kohë për të gjitha veprimet e mëtejshme procedurale që lidhen me rastin konkret”, thonë nga Gjykata Penale.

Këshilli për Vlerësimin e Aktit të Ndjekjes Penale në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot miratoi plotësisht aktakuzën në lidhje me zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";