Gjatë ditës së djeshme një aksident ka ndodhur në bulevardin “Koço Racin” në Shkup nga ku 20 vjeçari nga fshati Batanci ka goditur çiklistin i cili ka humbur jetën.

“Më 13.07.2021 në ora 10:30, është paraqitur se në bulevardin “Koço Racin”, automjet “Opel Corsa”, me tabela të Shkupit e drejtuar nga E.S (20) nga fshati Batinci e Shkupit, ka goditur çiklistin B.L (54) nga Shkupi”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se pas aksidentit, çiklistë është dërguar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” nga ku mjeku ka konstatuar vdekjen.

MPB sqaron se këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Goditet nga automjeti, humb jetën çiklisti në Shkup shkruan Telegrafi.