Garës zgjedhore për kryetar të qytetit të Shkupit i bashkohet edhe Goran Markovski, profesor dhe dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë.

Ai edhe zyrtarisht e shpalli kandidaturën e tij të pavarur, por do të mbështetet nga platforma “Të Pavarurit së Bashku”.

Ai tha se probleme në qytet ka shumë, se është i ndotur, se ka shumë mbeturina, por pret ta fitojë besimin e qytetarëve.

“Sa më e vështirë të jetë situata, aq më e madh është sfida. Nuk dyshoj se do të mund t’ia dal, jam përballur edhe me probleme të mëdha në jetën e përditshme, kështu që nuk duhet të ketë dyshim se do të futet energji e plotë, dije dhe profesionalizëm për t’i zgjidhur këto probleme. Për 4 vjet nuk mund ta bëjmë Shkupin Lubjanë, nuk mund ta bëjmë një qytet evropian ashtu siç dëshirojmë ta kemi, megjithatë në çdo rast mund të nisim në drejtimin që e dëshirojmë”, tha Markovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Goran Markovski kandidat i pavarur për Shkupin: Qyteti është në agoni appeared first on Telegrafi.