minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Gostivar, pajisje të reja dhe moderne për çerdhet - Struga.info


Gostivar, pajisje të reja dhe moderne për çerdhet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Gostivarit ka mobiluar me pajisje të reja çerdhet publike në qytet. Në përurimin e pajisjeve të reja i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari me bashkëpunëtorët e tij, i cili bëri me dije se vlera e këtij investimin arrine në rreth 155 mijë euro. “Kontrata për mobilimin e këtyre çerdheve është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar dhe e kemi realizuar në afat kohor rekord, pra për tre muaj, konkretisht deri në muajin mars të këtij viti. Vlera e investimit kap shifrën e rreth 155.000 eurove, para të siguruara nga Banka Botërore, përmes projketit “Përkujdesja e fëmijëve të moshave parashkollore në çerdhe” dhe organizata “Sonce”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili bëri të ditur se në sajë të këtij projekti të suksesshëm, Komuna e Gostivarit ka fituar nga Banka Botërore edhe një grant prej 30.000 eurove, me të cilat para do të fillohet një projekt i ri gjatë muajit të ardhshëm. Pajisjet e reja përbëhen prej mobilimit të ri për kuzhinat e çerdheve, banka, tavolina, shtretër dhe mjete didaktike. Paraprakisht, Komuna e Gostivarit realizoi edhe një sërë investimesh tjera në këto dy objekte, duke i rinovuar çatitë, dhe hapësirat e brendshme të tyre me mjete të siguruara nga buxheti komunal. Vlen të theksohet se Komuna e Gostivarit viteve të fundit përmes projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale nga Banka Botërore ka përfituar mjete në vlerë prej 1,5 milionë euro.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy