Komuna e Gostivarit bëri të ditur se të shtunën dhe të hënën qytetarët do të jenë të liruar nga pagesa për parking.

“Me rastin e Fitër Bajramit, ndërmarrja publik “Parkingje dhe gjelbërim” bëri që ditën e shtunë të jetë pa pagesë parkingu, po ashtu edhe ditën e hënë”, tha drejtori i kësaj ndërmarrje, Bekim Çelebiu.

Ai po ashtu theksoi se ndërmarrja që ai drejton disponon me 840 vendparkime dhe po ashtu ka edhe vendparkime të mbyllura.

Kujtojmë se 1 maji dhe 2 maji janë ditë jopune për gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gostivar, parking falas deri ditën e Bajramit appeared first on Telegrafi.