Përkundër progresit të evidentuar mbi barazinë e burrave dhe grave, ato ende nuk janë të barabarta me meshkujt, gjë që e tregojnë edhe të dhënat e të Entit Shtetëror të Statistikave sipas të cilave, përqindja e femrave në poste drejtuese është më e ulët krahasuar me përqindjen e meshkujve.

Sipas këtyre të dhënave edhe në raste kur meshkujt dhe femrat bëjnë punën e njëjtë ajo nuk vlerësohet si e tillë. Të dhënat e publikuara nga ESHS për tremujorin e tretë të vitit 2023, numri i përgjithshëm i të punësuarve nga mosha 15 vjeç deri 64 vjeç, meshkujt (56.2%) janë më të përfaqësuar se femrat (43.8%). Gratë më të përfaqësuara janë si infermiere, rrobaqepëse, kontabiliste, mësuese, ekonomiste, shitëse dhe përfaqësuese ligjore, ndërsa më pak të përfaqësuara si kameriere (11.9%) dhe policë rrugor (16.8%).

Statistikat gjithashtu tregojnë se numri i grave në pozita drejtuese është i vogël, kurse të dhënat nga publikimi “Gratë dhe Burrat” tregojnë se nga numri i përgjithshëm i punëdhënësve në vitin 2021, vetëm 19% ishin femra.

Gratë po ashtu janë dukshëm më pak aktive edhe në tregun e punës. Shkalla e punësimit të grave në Maqedoninë e Veriut në vitin 2021 ishte 38.3%, që nënkupton se 55.1% e grave ishin ekonomikisht joaktive krahasuar me shkallën e pjesëmarrjes aktive të burrave në tregun e punës (56.2%) ndërsa shkalla e pasivitetit 32.8%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Burrat janë pothuajse njëlloj të përfaqësuar si në zonat rurale dhe urbane të vendit, ndërsa numri i grave të punësuara në zonat rurale është dukshëm më i ulët se numri i përgjithshëm i grave të punësuara (37%)”, thuhet në raport.

59% e grave nga 20 deri 64 vjeç janë joaktive në tregun e punës për shkak të përgjegjësive familjare krahasuar me 2.3% të meshkujve. Kurse, sa i përket arsimit, statistikat tregojnë se çdo vit më shumë gra regjistrohen në fakultete, ndërsa edhe numri i grave që regjistrohen në ciklin e dytë dhe të tretë është më i madh. Ky raport vlen edhe për studentet që kanë përfunduar ciklin e parë, të dytë dhe të tretë./Koha.mk/

Gratë në Maqedoni pak të përfaqësuara shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";