Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s në Vilnius, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me homologun e tij nga Greqia, Jorgos Gerapetritis, njoftojnë nga MPJ.

Në fokus të takimit, theksojnë nga MPJ, të parë ndërmjet dy ministrave ishin marrëdhëniet bilaterale dhe perspektiva e forcimit të bashkëpunimit sektorial të dy shteteve dhe partnerëve fqinjë. Në këtë kontekst, u veçua bashkëpunimi në lidhje me energjinë dhe gazin.

“Për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera nga Ballkani Perëndimor u theksua mbështetja dhe qëndrimet e qarta të Athinës zyrtare në këtë drejtim. “Greqia vazhdon të jetë partnere e fuqishme e vendit tonë dhe e rajonit në përpjekjet për përfundimin sa më të shpejtë dhe të suksesshëm të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, për çka i kam përcjellë mirënjohjen tonë”, tha Osmani në takim.

Duke theksuar rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës për dinamikën e përgjithshme të marrëdhënieve, nevojën për angazhim shtesë të përbashkët për përmbushjen e asaj që është dakorduar nga Plani i Veprimit për intensifikimin dhe pasurimin e bashkëpunimit, si dhe për përpjekjet e bëra për ratifikimin e dokumenteve të mbetura të nënshkruara ndërmjet dy shteteve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Greqia me mbështetje për integrimin e përshpejtuar të Maqedonisë së Veriut në BE appeared first on Telegrafi.