Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Arkivit Shtetërorë Emill Krsteski, njoftoi se është gjetur dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit. Dokument, fati i të cilit nuk dihej pë plot 20 vite.

“Më në fund arritëm që të gjejmë dokumentin origjinal dhe ta dorëzojmë në vendin ku përket, natyrisht në Arkivin Shtetërorë. Jam shumë i lumtur, në veçanti pasi këtë po e realizojmë në vigjilje të 20-vjetorit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit”, tha mes tjerash Grubi.

Grubi tha se dokumenti origjinal me vite të tëra ishte ruajtur nga anëtari i Partisë për Prosperitet Demokratik në Tetovë, Ilir Luma.

“Ai ishte kujdesur 20 vite të tëra për ta ruajtur atë dokument në shtëpinë e vet, dhe duke parë neglizhencën e institucioneve por edhe partive politike të cilat nuk e kishin arkivuar. Bëhet fjalë për person që ka qenë asistues në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe më pastaj që nga zyrat e partisë më të vjetër shqiptare në vendin tonë e merr dhe përkujdeset në mënyrë arkivore në kushte shtëpiake për këtë dokument”, theksoi mes tjerash Grubi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dokumenti i është dorëzuar sot Arkivit Shtetërorë, ku edhe do të digjitalizohet.

Grubi: Është gjetur dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit shkruan Telegrafi.