Zv. kryeministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi me rastin e 21 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit ka uruar sot të gjithë qytetarët e vendit duke rikujtuar konstelacionet kohore që sollën deri në nënshkrimin e këtij akti juridik dhe rëndësinë e implementimit të tij për perspektivën e zhvillimit demokratik të vendit.

Grubi ka cilësuar Marrëveshjen e Ohrit gurëthemel të të gjitha të arriturave demokratike të vendit dhe nismëtare të kapitullit të rrugëtimin evropian të vendit, duke thënë se nga barazia e etabluar nuk ka humbur askush, por kanë përfituar të gjithë popujt në çdo aspekt të mirëqenies shoqërore.

“Marrëveshja Paqësore e Ohrit është gurëthemeli i të gjitha të arriturave demokratike të vendit, përgjigja e duhur ndaj thirrjeve për barazi, nismëtare e kapitullit të rrugëtimit tonë evropian, mburojë e përcaktimit tonë të paluhatshëm properëndimor.

Në këtë ditë të madhe për historinë e vendit, mjafton vetëm të reflektojmë mbi realitetin për të kuptuar impaktin e jashtëzakonshëm të këtij dokumenti që nuk lejoi fundosjen tonë në humnerën e stagnimit dhe shkatërrimit”, theksoi Grubi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Grubi: Marrëveshja e Ohrit gurëthemeli i të gjitha të arriturave demokratike dhe e rrugëtimit tonë euro-atlantik appeared first on Telegrafi.