Zv. kryeministri i parë, Artan Grubi, në “Click Plus” tha se ka ngecje me procesin e vaksinimit, duke shpresuar që në javën e parë të prillit të realizohet vaksinimi me vaksinën Covax.

“Ka ngecje shumë serioze në sigurimin e vaksinës dhe unë shoh që ka vështirësi jo vetëm në vendin tonë ka vështirësi edhe në BE e cila është njëra nga temat kryesore. Në veçanti mos solidariteti i BE-së qoftë edhe me vendet anëtare dhe vendet kandidate. Gjithsesi besoj dhe jam i bindur se ngecje ka uroj që vaksinimi me Kovaks të realizohet në javën e parë të prillit dhe para Covax-it të sigurojmë edhe ato 200 mijë dozat të cilat tashmë janë të prokuruara”, tha Grubi

Grubi foli edhe për vaksinat nga kompania Pfizer të cilat i pret Maqedonia e Veriut.

Ai tha se nuk ka qenë i informuar se Maqedonia e Veriut nuk mund të marrë vaksina nga kompania Pfizer.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Grubi: Shpresoj që vaksinimi me Covax të realizohet javën e parë të prillit appeared first on Telegrafi.