Mustafa Hajrullahu sot në Këshillin e Prokurorisë Publike ankimoi vendimin e Prokurorisë Themelore Publike për suspendimin e tij nga posti i prokurorit të lartë në Prokurorinë e Lartë të Shkupit.

Hajrullahu tha se vendimi është tendencioz, dhe se i njëjti është marrë në ditën kur ai ka shpalosur, siç e quan ai, një skandal, ku shihet vajza e kryeprokurorit Ljupço Kocevski, duket shpërndarë materiale me një medium, përcjell TV21 .

“Vendimi është skandaloz shkaku i asaj që kryeprokurori, në bazë të asaj shkrese të cilën e kanë bërë disa të punësuar nga Prokuroria e Lartë, të cilët janë ankuar për mënyrën se si unë sillem me ata, që është skajshmërish e pavërtetë, të njëjtën shkresë e ka formuar në padi penale, në të njëjtën ditë, më 31 tetor, ditën kur unë e shpalosa skandalin me video incizimet në të cilat shihet se vetë vajza e kryeprokurorit i dorëzon materiale te një gazetar, te një kolegia juaj”, tha Hajrullahu.

Ai shtoi se materialet janë shpërndarë te mediumi i caktuar për ta, siç tha ai, nxirës personalitetin e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

The post Hajrullahu për suspendimin nga Prokuroria: Vendimi është skandaloz, u mor në ditën kur shpalosa skandalin me vajzën e kryeprokurorit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";