Faqja në Facebook e partisë Alternativa ka ndryshuar emrin në “Hajnat e Alternativës”.

Nga partia Alternativa janë sqaruar se faqja e tyre është hakuar nga një person me emrin Mesud Bajrami.

Njoftimi i plotë:

“Njoftojmë opinionin se faqja zyrtare e Alternativës është hakuar nga
personi Mesud Bajrami. Rasti është paraqitur në organet kompetente,
konkretisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Theksojmë se personi në fjalë është i përjashtuar nga të gjitha organet
e Alternativës dhe nuk ka asnjë lidhje me subjektin tonë.
Kërkojmë nga organet kompetente që ky rast të trajtohet dhe të zgjidhet
në mënyrë të shpejtë dhe efikase”, thuhet në njoftimin e partisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Faqja pas ndërrimit të emrit, postoi një shkrim ku thuhet:

“Zeqirija Ibrahimi dhe Bashkim Murtezi dilni tregoni kush po vjedh edhe nga tenderat e shtëspis së Shëndetit në Kumanovë! Shkruan: Mesut Bajrami anëtari i Kryesisë Qëndrore të Alternarivës në profilin e tij facebook”.

The post Hakohet faqja e partisë Alternativa appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";