Prindërimi është një nga sfidat më të mëdha, por edhe më të bukura në jetë. Çdo prind përballet me dilema, situata të reja dhe nevojën për të mësuar vazhdimisht. Me qëllim që t’i ndihmojë prindërit të ndjekin më lehtë zhvillimin psikologjik, emocional dhe shoqëror të fëmijëve të tyre, Halkbank, përmes markës së saj Halki, prezanton podcastin e ri “Halki Podcast.”
Ky podcast do të jetë një hapësirë ku do të flitet hapur jo vetëm për prindërimin e vetëdijshëm, por edhe për rëndësinë e një fëmijërie të lumtur dhe të shëndetshme, si dhe për edukimin financiar si pjesë e edukimit modern. Temat do të përfshijnë empatinë, komunikimin, zhvillimin e fëmijëve dhe këshilla praktike për mënyrën se si t’u mësojmë fëmijëve qasjen e përgjegjshme ndaj parave që në moshë të hershme.
Nëpërmjet bisedave me psikologë, pedagogë, prindër dhe persona publikë, podcasti do të ofrojë histori frymëzuese dhe këshilla të dobishme për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë më të mirë në rolin e tyre si prindër. Disa nga pyetjet që do të diskutohen janë:
-
Si të krijoni një lidhje të fortë dhe të shëndetshme me fëmijën tuaj?
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/"; -
Cilat janë teknikat më të mira për edukim pozitiv?
-
Si të përballeni me emocionet e fëmijëve?
-
Si të filloni një bisedë për paratë me fëmijët në moshë të përshtatshme?
Moderatorja e Halki Podcast është Katerina Dimova, këshilltare sistemike për familjen.
“Podcasti i ri Halki është një hapësirë e shkëlqyer për zhvillimin e prindërve dhe të fëmijëve. Flasim për tema që lidhen me komunikimin me fëmijët, emocionet, edukimin, por edhe se si t’u mësojmë fëmijëve aftësi jetësore, përfshirë edhe edukimin financiar,” – thotë Dimova.
Episoda e parë e Halki Podcast u transmetua më 10 maj, dhe episodet e reja do të publikohen dy herë në muaj, të disponueshme në YouTube, Spotify dhe Podcasts.mk.
Sepse çdo prind meriton mbështetje, dhe çdo fëmijë – dashuri, mirëkuptim dhe njohuri për jetën!
The post Halki Podcast – një hapësirë për zhvillimin e prindërve dhe fëmijëve appeared first on Telegrafi.