Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski njoftoi që prej sot do të nisë me punë pika për nxjerrjen e dokumenteve personale pa termin.

Pika e Ministrisë së Punëve të Brendshme është e lokalizuar në sallën e policisë së trafikut në kuadër të Stacionit Policor “Prolet” në Komunën e Kisella Vodës.

“Sistemi është testuar dhe mundëson që mbi 1000 persona për periudhën e një dite të punës ta kalojnë gjithë procedurën. Dua të theksoj se orari i punës së pikës është nga ora 8, deri në orën 18:00, me mundësi që të vazhdohet deri në orën 20:00”, theksoi Spasovski.

Hapet pikë për nxjerrjen pa termin të dokumenteve personale në Shkup, do të shërbehen një mijë persona në ditë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";