Hapet qendër trajnimi për punonjësit administrativ, Miçev: Qëllimi ynë është të ndërtojmë një sistem të vetëm kombëtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot shënoi hapjen e Qendrës së rinovuar për trajnimin e nëpunësve administrativë të Ministrisë së Administratës Publike, duke theksuar se në periudhën e ardhshme planifikojnë të rikonstruktojnë qendrat e mbetura të trajnimit në vend.

Kjo Qendër e cila ndodhet në Aerodrom, siç potencon Minçev, është hapi i parë konkret në zbatimin e Ligjit të ri për zhvillimin profesional dhe edukimin e nëpunësve administrativ, të miratuar së fundmi në Kuvend. Ai është pjesë e Akademisë së administratës publike e cila do të fillojë funksionimin më 1 janar të vitit 2027 dhe e cila duhet të jetë motori për zhvillimin e trajnimit dhe edukimit e të gjithë nëpunësve publikë në vend.

Qendra është e pajisur me teknologji më moderne e cila, siç tha Minçevi posedon të gjitha mjetet për trajnimin e nëpunësve publikë si fizikisht ashtu edhe në mënyrë elektronike, gjegjësisht onlajn. Të dedikuara të shërbejnë si për trajnimin dhe edukimin e brezave të rinj të nëpunësve publikë, por edhe për riedukimin e atyre ekzistues të cilat janë tashmë në sektorin publik.

Në to do të zhvillohen edhe trajnime speciale edhe trajnime të përgjithshme, por dhe programe të cilat do të testojnë njohuritë e punonjësve ekzistues të sektorit publik.

Advertisement

Ai duhet të rritet në një nga qendrat rajonale, të cilat së bashku me atë në Manastir, për të cilën ministri shpreson se do të rinovohet vitin e ardhshëm dhe me një qendër të re të madhe dhe të përbashkët arsimore, për të cilën ai tha se janë afër deri tek nënshkrimet e memorandumit me ambasadën e Francës, do të mbështesin zhvillimin e Akademisë në dy vitet e ardhshme.

“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një sistem të vetëm kombëtar për trajnim në dispozicion për të gjithë nëpunësit administrativ, pavarësisht nga përkatësia e tyre gjeografike ose institucionale”, tha Minçevi dhe shtoi se investimet janë pjesë e vizionit më të gjerë të Qeverisë për ndërtimin e institucioneve që funksionojnë në mënyrë transparente, të përgjegjshme dhe në interes të publikut.

Në atë drejtim, paralelisht me rikonstruimin e Qendrës që u hap sot, shtoi Minçev, po kontribuohet dhe në modernizimin e plotë të platformës elektronike për menaxhimin e trajnimeve. Ai sqaroi se kjo do të thotë që nëpunësit administrativ, pavarësisht se ku ndodhen, do të kenë qasje në materialet, vlerësimin dhe zhvillimin profesional, në mënyrë digjitale dhe fleksibile dhe në përputhje me standardet evropiane.

Duke shënuar hapjen e Qendrës, theksoi se kjo nuk është vetëm një hapësirë e re, por një simbol i vazhdimësisë dhe përkushtimit për të ndërtuar një administratë kompetente, efikase dhe profesionale në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve.

Advertisement

“Misioni ynë është i qartë, të krijojmë një administratë publike e cila zhvillohet dhe avancohet vazhdimisht. Për këtë arsye ne e shohim këtë qendër arsimore jo vetëm si objekt, por si resrus funksional, hapësirë ku nëpunësit administrativë do të marrin njohuritë, aftësitë dhe mbështetjen e nevojshme për të përmbushur rolet e tyre, në mënyrë të përgjegjshme, cilësore dhe në kohën e duhur. Ministria e Administratës Publike, në kuadër të proceseve gjithëpërfshirëse të reformës, është e përkushtuar të punojë për transformimin sistemik të mënyrës se si zbatohet trajnimi”, shtoi Minçev.

Lidhur me mënyrën se si do të zgjidhen punonjësit që do t’i nënshtrohen trajnimit, Minçev tha se kjo është rregulluar në përputhje me rregulloret e reja ligjore, në përputhje me kriteret e reja për trajnimin dhe edukimin e qytetarëve që do të konkurrojnë në konkurse, por gjithashtu paralajmëroi dhe kontroll përkatës të njohurive të punonjësve ekzistues, në çdo gjashtë muaj.

“Kjo do të thotë se udhëhiqemi nga teza se të mësuarit dhe dituria janë në fakt lidhja kyçe për administratën publike profesionale”, potencoi Minçev.

The post Hapet qendër trajnimi për punonjësit administrativ, Miçev: Qëllimi ynë është të ndërtojmë një sistem të vetëm kombëtar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy