Hapet vendkalimi kufitar në “Bogorodicë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kalimi kufitar Bogorodicë, i cili u mbyll pas shpërthimit të një zjarri në këtë zonë, është rihapur për trafik.

Zjarri që shpërtheu në zonën kufitare midis kalimit kufitar Milci dhe Bogorodicë u lokalizua dhe u vu nënkontroll nga zjarrfikësit nga Gjevgjelia dhe punonjësit e NK “Komunalec”, të cilët me ndihmën e helikopterëve ushtarakë arritën të zbusin flakët dhe t’i shpëtojnë nga një rrezik më të madh objektet në këtë zonë kufitare.

Për shkak të aktiviteteve të zjarrfikësve, objekti i vendkalimit kufitar “Bogorodicë” ngeli pa energji elektrike dhe kalimi u mbyll përkohësisht për komunikacion për sigurinë e udhëtarëve./Telegrafi/

The post Hapet vendkalimi kufitar në “Bogorodicë” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy