Edhe një tjetër rast i helmimit të një fëmije në Kumanovë është regjistruar nga Sektori për Punë të Brendshme. Bëhet fjalë për një fëmijë katërvjeçar i cili mori disa tableta.
Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës thonë se pas ndihmës së dhënë, fëmija është stabilizuar dhe është transportuar në një klinikë në Shkup.
“Në orën 04:05 të mëngjesit, SPB Kumanovë mori njoftim se një fëmijë katërvjeçar nga Kumanova është sjellë në Qendrën e Urgjencës së Kumanovës për ndihmë mjekësore, i cili ka marrë disa tableta në shtëpi. Po merren masa për sqarimin e rastit”, thonë nga SPB Kumanovë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
