NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve kryesore dhe rajonale njofton se në ora 07:00 hiqet ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda në rrugën dega Mavrovë-Dibër.

“Për momentin janë hequr të gjitha ndalimet e qarkullimit për automjetet e rënda”, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza.

Nga ora 04:40 është hequr ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda në qafat malore të Strazhës dhe Presekës.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë u rekomandojnë qytetarëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hiqet ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër shkruan Telegrafi.