Historiani bullgar Stefan Deçev paralajmëroi formimin e një komisioni të përbashkët bullgaro-maqedonas. “Komisioni i Historisë në hije”, i cili do të punojë paralelisht me Komisionin ekzistues për Histori dhe Arsim, dhe i cili duhet t’i hapë rrugën procesit negociator mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Siç njofton Agjencioni Informativ i Maqedonisë, Deçev, i cili është anëtar i Klubit të Miqësisë Bullgaro-Maqedonase, ka deklaruar se Komisioni i ri do të ketë agjendën, kalendarin, takimet dhe qëllimet e veta dhe do të tregojë se si duhet të mos ketë skandale pas çdo takimi të historianëve nga të dy vendet.

Deçev shpreson se anëtarët e “Komisionit në hije” do të jenë të gatshëm për dialog të hapur.

“Qëllimi është të tregohet se është e mundur të mblidhen njerëz në të dy anët e kufirit dhe të zhvillohet një dialog i ndershëm dhe i frytshëm në të gjitha fushat e jetës”, tha Deçev, duke folur për misionin e Klubit të Miqësisë Bullgaro-Maqedonase, i cili ka më shumë nga 120 anëtarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deçev njoftoi gjithashtu se aktiviteti i parë publik i Klubit të ri në Bullgari do të mbahet më 16 maj.

Ndërsa, lidhur me deklaratat e presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev për negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, Deçev tha se kreu i shtetit bullgar nuk është ai që duhet të thotë se si janë gjërat për sa i përket historisë.

The post Historiani Deçev: Do të formojmë një komision bullgaro-maqedonas për historinë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";