Ambasadorja gjermane në vend Anke Holstein njoftoi se nga shkurti Ambasada do të përmirësojë sistemin për caktimin e termineve për të ashtuquajturat viza për Ballkanin Perëndimor.

“Për shkak të reagimeve tuaja të shumta dhe interesimit ende shumë të madh në aspektin e paraqitjes së aplikimit për vizë, nga shkurti 2022. do të aplikohet çdo muaj një procedurë lotarie. Për këtë qëllim, në shkurt do të hapet për herë të parë një listë e re regjistrimi, e cila do të jetë e hapur vazhdimisht për një periudhë më të gjatë (ndoshta për rreth dy javë).

Më pas, në mënyrë të rastësishme, me ndihmën e një gjeneratori të gjeneruar nga kompjuteri në një procedurë lotarie, nga të gjitha regjistrimet do të nxirren ata që do t’u jepet termin për mars 2022”, shkruan Holstein në Facebook./Telegrafi/

The post Holstein: Nga shkurti do të zbatohet procedura e lotarisë për terminet e vizave për Gjermani appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";