Java që e lamë pas në Maqedoninë e Veriut solli disa zhvillime të rëndësishme në vend. Në disa qytete të RMV-së u bënë homazhe për policin e vrarë nga terroristët serb në Kosovë, gjithashtu pati protesta nga punonjësit e Prokurorisë Publike, ndërsa Gjykata Kushtetuese solli vendim për anulimin e udhëzimit për regjistrat amë.

Telegrafi Maqedoni më poshtë iu sjell lajmet kryesore të javës së kaluar në Maqedoni.

Banorët e Tetovës dhe disa qyteteve tjera, të hënën e kaluar iu bashkangjitën organizimit mbarëkombëtar për homazhe për dëshmorin e kombit Afrim Bunjaku, i nga terroristët serb në Kosovë. Pjesëmarrësit në këto homazhe shpresonin që Afrim Bunjaku të jetë dëshmori i fundit i kombit shqiptar, ndërsa kërkuan që ndërkombëtarët të dënojnë shtetin serb.

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë javën e kaluar solli vendim për anulimin e Udhëzimit për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për evidencën në regjistra amë, me arsyetimin e se është shkelur neni 52 i paragrafit 2 të Kushtetutës, përkatësisht nuk është respektuar afati kushtetues në të cilin është dashur të publikohet ky udhëzim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Javën e kaluar punonjësit e Sindikatës së Administratorëve Gjyqësor dhe Shoqatave Qytetare nga Gjykata Administrative nga e gjithë shteti kanë protestuar në Shkup, duke kërkuar rritje të pagave për 78 përqind dhe kthimin e shtesave prej 35 përqind.

Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë edhe këtë javë me protesta.

Javën e kaluar Komisioni për zgjedhje dhe emërime në Kuvendin e RMV-së, miratoi Komisionin Hetimor i cili do të shqyrtojë skandalin në Klinikën e Onkologjisë. Rashela Mizrahi nga OBRM-PDUKM do të kryesojë këtë komision, ndërsa anëtarë do të kenë edhe partitë LSDM, BDI dhe ASH./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Homazhe për Afrim Bunjakun, Komision për skandalin në Onkologji dhe protesta – ngjarjet e javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.