Qindra këngëtarë dhe pronarë të objekteve hotelerike kanë dalë sot në protestë.

Ata kërkojnë lehtësimin e masave anti-Covid, gjegjësisht shqyrtimin e protokolleve me të cilat ndalohet organizimi i ahengjeve në ambiente të mbyllura dhe të hapura.

Ata ditë më parë e paralajmëruan Qeverinë për këtë protestë, por meqë Qeveria nuk mori asnjë masë, atëherë nuk u mbeti zgjidhje tjetër, pos të dalin në rrugë.

Ndryshe, ditë më parë Qeveria e publikoi pakon e pestë të masave ekonomike, e cila përfshin 29 masa antikrizë të grupuara në 4 kategori, parashikohet që ndërmarrjet publike në nivelin shtetëror të shlyejnë kamatat për borxhet e qytetarëve, ndërsa Zaev u bëri thirrje kompanive private që t’i bashkohen kësaj mase./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Hotelierët në Maqedoni në protesta, kërkojnë lehtësim të masave anti-Covid shkruan Telegrafi.