Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit e shqyrtoi dhe e miratoi Planin Operativ për programet dhe masat aktive për punësime dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2022.

Me Planin Operativ përcaktohen programet, masat dhe shërbimet për punësim.

“Qëllimi është të sigurohen vende të reja të punës, mbështetje për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e punësimit, veçanërisht të të rinjve, të papunëve afatgjatë dhe shfrytëzuesve të ndihmës sociale, si dhe mbështetje për personat e papunësuar të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia me COVID-19, gjegjësisht nga data 11 mars 2020”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Sipas tij Plani Operativ për punësim pritet të përfshijë 14.685 persona, ndërsa për programet, masat dhe shërbimet për punësim janë paraparë mbi 1,8 miliardë denarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjithashtu, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi informacionin për nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptimi ndërmjet Agjencisë për Rini dhe Sport dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës të Bullgarisë për bashkëpunim në fushën e të rinjve dhe sportit. Qëllimi i këtij Memorandumi është thellimi i marrëdhënieve në mes dy vendeve, përkatësisht avancimit të bashkëpunimit mes të rinjve edhe në sferën e sportit”, tha Hoxha.

The post Hoxha: Qeveria miratoi planin operativ për punësim appeared first on Telegrafi.