Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, një 58 vjeçar ka humbur jetën sot në mëngjes nga një aksident në Shkup.

Sipas policisë, atë e ka goditur automjeti në rrugën “Macari” dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

“Më 04.12.2021 në ora 01:30 është denoncuar se në Shkup në rrugën “Macari”, automjeti “Ford Fokus” me tabela të Shkupit, e drejtuar nga D.K (25) nga Shkupi ka goditur biçikletën e drejtuar nga A.A (58) nga Shkupi. Çiklisti ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë”, thonë nga MPB.

Nga policia theksojnë se këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Humb jetën një çiklist në Shkup shkruan Telegrafi.