I ati i Vanja Gjorçevskës pritet të dërgohet para Gjykatës Penale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

I ati i Vanja Gjorçevskës sonte pritet të dërgohet para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit.

Ai gjatë ditës së djeshme ishte në pyetje policore, ndërsa sot në konferencë për shtyp, prokurori i rastit, Gabril Bubevski tha se ka dëshmi se organizatorët kanë marrë informacione nga i ati se kur do të dalë nga shtëpia e bija e tij.

“Deri tani kemi dëshmi se ka marrë pjesë në informimin se kur e bija e tij do të dalë nga shtëpia që më pas të rrëmbehet. Nuk kemi informacione nëse është i përfshirë në motivin e vrasjes”, tha Bubevski.

Në konferencë për shtyp po ashtu u tha se i dyshuari i parë i cili është organizator i vrasjes ndodhet në arrati, ndërsa tre të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë./Telegrafi/

Advertisement

The post I ati i Vanja Gjorçevskës pritet të dërgohet para Gjykatës Penale appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy