Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit pas zhvillimit të procedurës hetimore ka ngritur aktakuzë kundër një personi për vepër penale – Vrasje, sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 nga Kodi Penal.

“I akuzuari, 43-vjeçar, në një kohë të pacaktuar nga data 20.05.2025 deri më 22.05.2025, duke ushtruar dhunë në familje, ka privuar nga jeta partneren e tij jashtëmartesore. Veprën e ka kryer në banesën ku po qëndronte viktima, në rrugën “Gjuro Salaj” në Kavadar”.

“Nga autopsia rezultoi se ai, i vetëdijshëm për veprën, ia ka mbyllur me forcë hundën dhe gojën, duke i shkaktuar mbytje”, thonë nga Prokuroria, duke shtuar se kërkojnë që ndaj të njëjtit të vazhdohet masa e paraburgimit.

The post “Ia mbylli gojën dhe hundën me duar”, 43-vjeçari nga Kavadari dyshohet për vrasjen e partneres së tij appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";