Njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi u ka bërë thirrje aktivistëve të ASH-së që të mos ndjekin rrugën që të dërgon te Ali Ahmeti.

“Neve, më shumë se ai, na dhimbset aktivisti i ASH-së. Na dhimbset votuesi i ASH-së i cili pa të drejtë sot prej liderit të tyre është vënë në pozitë që ti shërbejë BDI-së.

Unë andaj e shfrytëzoj rastin që ti ftoj të gjithë votuesit, aktivistët, eksponentët e lartë të ASH-së që të mos e ndjekin rrugën që e ka marr zoti Taravari sepse ajo është rrugë që e ka fundin te Ali Ahmeti.

Ata e kanë vendin te VLEN-i dhe VLEN-i është rruga në të cilën ata kanë investuar dhe ata duhet t`i shijojnë sukseset tona të përbashkëta”, deklaroi Ibrahimi në podcastin “Fol”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ibrahimi: Aktivisti, votuesi, eksponentët e ASH-së të mos ndjekin rrugën që të çon te Ali Ahmeti appeared first on Telegrafi.