Zekirja Ibrahimi nga VLEN në një postim në Facebook, ka shkruar se “VLEN-i nuk mund të lejojë që në qeveri ta ketë partner edhe BDI-në, duke iu referuar ASH-së së Arben Taravarit”.

Ibraimi shkruan se “politika joparimore e dy karrigeve dhe e qëndrimeve ku nuk merret vesh kush është partneri, kush është aleati e kush është oponenti, tashmë ka perënduar”.

“VLEN-i nuk mund të lejojë që në qeveri ta ketë partner edhe BDI-në përmes vegëzave ose veglave që janë kapur keq në rrjetin e Oligarkisë së Krimit e Korrupsionit. Secili që dëshiron ta shpëtojë politikën e Soravisë, edhe nëse këtë e bën me sllogane patriotike dhe viktimizim “engjëllor”, duke e fshehur kështu kapjen në korrupsion, më parë mund të digjet e të përmbytet sesa ta realizojë operacionin e shpëtimit të atyre që tashmë janë bërë personazhe të listës së zezë amerikane”.

“Ne jemi përcaktuar për politikë parimore që e lufton krimin e korrupsionin, që i bën reformat në drejtësi dhe që u ofron jetë dinjitoze qytetarëve. Edhe BDI, edhe Qeveri, ollmaz Doktor!”, ka shkruar Ibraimi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ibrahimi: VLEN-i nuk do të lejojë që në qeveri ta kemi edhe BDI-në appeared first on Telegrafi.