Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

A ka ose jo marrëveshje politike mes koalicionit VLEN dhe deputet të pakicave nga Fronti Evropian për të siguruar shumicë bandeteri në Kuvend? Në seancën e djeshme, numri i vogël i deputetëve të Frontit mundësoi që shumica t’i kalon disa ligje kadrovike. Shumica e badenterit prezent u sigurua për Ligjin e Inspektoratit të Gjuhëve. Përpos kësaj, gjithashtu 20 vota të badenterit u siguruan edhe për anëtarët e Këshillit Programor të RTVM-së por edhe Agjencisë së Mediave. Për këto dy të fundit, votë vendimtare ishte ajo e deputetit Bejxhan Ilias nga Fronti Evropian.

Deputeti Bejxhan Iljas për “Alsat” tha se mbështetja e tij ishte me qëllim që të zhbllokohet puna e këshillit programor të RTVM-së dhe Agjencisë së Mediave.

“Mbështetja ime ishte me qëllim që të zhbllokohet puna e këshillit programor të RTVM-së dhe Agjencisë së Mediave. Ligjin për inspektoratin e gjuhëve nuk e kam votuar. Mbështetja ime kishte të bëjë vetëm për zgjedhje kadrovike në RTVM, për redaksionet turke në radio dhe televizion. Redaksionet janë të zbrazura dhe funksionimi është i pamundur. Kur bëhet fjalë për ligje që nevojitet badenter, nuk do të votoj sepse i takoj pjesës opozitare”, tha Bejxhan Iljas – PDT/FE.

Për Agjencinë e Mediave por edhe për këshillin programor të RTVM-së votuan 20 deputetë përfshirë dhe tre deputetët e ASH-së së Taravarit, dy deputetë të LSDM-së dhe deputeti Bejxhan Iljas. 20 deputet është dhe numri i nevojshëm për të siguruar badenter meqenëse Kuvendi numëron gjithsej 39 deputetë jo maqedonas që kanë të drejtë vote në votim të dyfishtë. Shumica parlamentare për momentin gëzon vetëm 14 deputetë jo maqedonas./Alsat/

Advertisement

The post Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy