Sektori për Punë të Brendshme në Tetovës njoftojnë se gjatë ditës së djeshme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Kodrën e Diellit.

Sipas SPB-Tetovë, fatmirësisht nuk ka të plagosur nga incidenti.

“Njëzet e nëntë vjeçari I.Sh. nga Kopanica e Shkupit, dje (9-janar) në ora 21:25 ka raportuar se njëzet minuta më herët në Kodrën e Diellit, ku ka qenë me vëllanë e tij H.Sh. dhe dy shokët e tyre, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër verbale, F.Z. (27) nga i njëjti fshat ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka shtënë në drejtim të H.S., por nuk e ka goditur dhe më pas është larguar nga vendi. Sipas denoncimit, dy vëllezërit prej kohësh kishin një marrëdhënie të prishur me personin F.Z. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njoftojnë nga MPB.

Incident i armatosur në Kodrën e Diellit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";