Islanda është vendi më i sigurt e më i qetë në botë për vitin 2020 – tregojnë të dhënat e hulumtimit të „Global Peace Index“, pozitë këtë që e mban nga viti 2008. Pas Islandës renditen Zelanda e Re, Danimarka, Portugalia dhe Sllovenia.

Paqja globale është përkeqësuar tashmë nëntë vite me radhë. Këtë vit për 0.07%. Afganistani ende konsiderohet shteti më i pasigurt në botë.

Në raportin e sivjetshëm, tetë nga dhjetë vendet më të sigurta në botë janë të Evropës, që e bëjnë kontinentin e vjetër rajonin më të sigurt në botë. Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 40-të.

Nga vendet e rajonit, Kroacia është e ranguar në vendin e 17-të, Serbia në vendin e 44-të, Shqipëria e 48-ta, Mali i Zi në vendin e 51-të, derisa Kosova në atë të 80-të.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

„Global Peace Index“ i vlerëson vendet në bazë të tri aspekteve; siguria sociale, konnfliktet vendore e ndërkombëtare dhe nivelet e militarizimit.

Indeksi i paqes: Maqedonia e Veriut në vendin e 40-të, Islanda vendi më i sigurt në botë shkruan Telegrafi.