Inflacioni, shpenzimet e jetës rriten për 4 për qind në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shpenzimet e jetës janë rritur për 4%, në krahasim me meriudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas Entit Shtetëtror për Statistikë, rritja e shpenzimeve është në ushqimet dhe pijet joalkoolike për 4.3%, pijet alkoolike, duhanin me 9.0% , shpenzimet e kujdesit shëndetësor u rritën për 5%.

Raporti tregon se çmimet me pakicë u rritën 4.1 për qind në bazë vjetore dhe u ulën 0.7 për qind në bazë mujore. Qytetarët, nga ana tjetër, thonë se mezi mund t’ia dalin në muaj.

Anketë- Qytetar“Ato janë të larta, për ne janë të larta, për standardin tonë janë të larta ”

“Asgjë nuk është liruar, plus janë ngritur, ato janë ngritur madje, nuk janë zvogëluar. Pra e gënjejnë popullin, i gënjejnë qytetarët”
“Çdo rritje e ha/rrëzon çmimin e uljes, për fat të keq. Nuk ka ulje, vetëm shtrenjtim.”

Advertisement

Eksperti ekonomik Faton Halili, paralajmëron një rritje prej 4% nga viti në vit të shpenzimeve të jetesës. Rritja e çmimeve, sipas tij, është rezultat i varësisë nga importi dhe mungesës së kapaciteteve të institucioneve për monitorimin e tregut.

“Maqedonia është vend që varet nga importi dhe kjo shkakton rritjen e çmimeve”, tha Faton Halili, Ekonomist.

Për të ulur shpenzimet e jetesës, Halili rekomandon rregullimin e tregut në mënyrë të natyrshme, rritjen e prodhimit vendas dhe forcimin e institucioneve në mënyrë që ata të monitorojnë dhe parandalojnë abuzimin e tregut./Alsat.mk

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy