Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, sot në pyetjen e gazetarëve lidhur me atë nëse vendi, si anëtare e NATO-s, është i gatshëm të pranojë qëllimin për ndarjen e pesë për qind të BPV-së për mbrojtje, tha se kjo çështje është ende temë diskutimi.
Dje isha në takimin joformal të vendeve-anëtare të NATO-s në Antalia. Çështja është ende në formë diskutimi. Por pritja ime është që Aleanca të ndërtojë konsensus për këtë çështje deri në Samitin që do të mbahet në Hagë, i cili është një iniciativë e udhëhequr nga partneri ynë strategjik, SHBA. Iniciativa që mbështetet edhe nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Rute. Shohim një iniciativë që mbështetet nga shumica e partnerëve tanë, të cilët janë gjithashtu vende anëtare të BE-së”, tha Mucunski.
Ai theksoi se nuk ka dilemë sepse ne si shtet kemi treguar duke arritur pragun minimal prej dy për qind se jemi të gatshëm për sfida të reja.
“Ka pritje që do të arrijmë një konsensus, të gjitha iniciativat e udhëhequra nga SHBA-ja, si Franca, Gjermania, z. Rute si Sekretar i Përgjithshëm, ne si një anëtare përgjegjëse e Aleancës, po, do t’i mbështesim”, theksoi Mucunski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij austriake Beate Meinl-Reisinger.
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, dje në një konferencë për shtyp me kryetarin e Këshillit të BE-së Antonio Koshta, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, tha se Maqedonia është ndër ato vende anëtare të NATO-s që tashmë i tejkalojnë standardet për ndarjet buxhetore për mbrojtje, me më shumë se 2,5 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (BPV). “Maqedonia prej kohësh ka pasur një buxhet mbrojtës mbi 2 për qind. Me projektet e modernizimit të Armatës dhe projektet e infrastrukturës, këto shpenzime do të rriten”, tha Mickoski.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, dje nga Antalia në një intervistë për “Foks njuz” dekalroi se në samitin e ardhshëm të NATO-s në qershor, në Hagë, të gjithë anëtaret do të bien dakord të rrisin shpenzimet e mbrojtjes gjatë dekadës së ardhshme në pesë për qind të BPV-së. “Mund t’ju them se për gjashtë javë kemi një takim ku pothuajse çdo anëtare e NATO-s do të jetë në dy për nqind ose më shumë të BPV-së, por më e rëndësishmja, shumë prej tyre do të jenë mbi katër për qind dhe të gjithë do të bien dakord për qëllimin prej pesë për qind gjatë dekadës së ardhshme”, tha shefi i diplomacisë amerikane.
Samiti i NATO-s do të mbahet më 24 dhe 25 qershor në Holandë.
The post Iniciativa për ndarjen e pesë për qind të BPV-së për mbrojtje, Mucunski: Në NATO për këtë çështje ende po diskutohet appeared first on Telegrafi.