Problem në iniciativën e dorëzuar për referendum të OBRM-PDUKM-së në Kuvend mund të jetë mospërdorimi i emrit kushtetues, njofton “Sitel”.

Nga atje njoftojnë se Talat Xhaferi, më së shpejti do të mund ta marrë iniciativën të martën, i cili para nisjes kishte planifikuar një udhëtim jashtë vendit dhe dita e parë e punës do të jetë e marta.

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së ka dorëzuar iniciativën për fillimin e procedurës për përcaktimin e rregullsisë së iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për fillimin e referendumit.

Deputetët e LSDM-së, nga ana tjetër, vlerësojnë se në kohë krize këto janë nisma të tepërta dhe procese retrograde që e kthejnë vendin në kohë të izolimit, por megjithatë theksojnë se organizimi i referendumit është e drejtë demokratike./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Iniciativa për referendum nga OBRM-PDUKM është dorëzuar pa emrin kushtetues shkruan Telegrafi.