Iniciativa për reforma në BFI, Fetahut: Nuk di ta zgjidhë problemin me “Medresenë Isa Beu”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Iniciativa për reforma në BFI reagon pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese me çka vendimi për shpalljen e “Medresesë Isa Beu” si institucion shtetëror arsimor, shpallet antikushtetues.

Nga Iniciativa për reforma në BFI thonë se kryesia aktuale e BFI-së, duke përmendur kryetarin e saj, Shaqir Fetahu nuk di ta zgjidhë problemin real me Medresenë.

Sipas tyre, duhet ndryshim rrënjësor i ligjit për kishat, bashkësitë fetare dhe grupet religjioze.

“Për shkak të kësaj situate përplot manipulime dhe gënjeshtra të Shaqir Fetahut, Iniciativa për Reforma në BFI, disa herë deri më tani, ka kërkuar nga qeveria e re një ndryshim të plotë dhe rrënjësor të ligjit për kishat, bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, si dhe transformimin e Komisionit për Marrëdhëniet me Bashkësitë Fetare. Ne besojmë se vetëm duke e ndryshuar ligjin për kishat, bashkësitë fetare dhe grupet religjioze dhe duke e transformuar komisionin në një institucion aktiv, efektiv dhe përgjegjës, do të zgjidhet problemi me shkollën e mesme teologjike islame, “Medresenë Isa Beu”.

Advertisement

Në fakt, vetëm kështu. ajo do ta rifitojë autoritetin e saj tek myslimanët e vendit dhe më gjerë, cilësinë e mësimdhënies dhe sigurisht cilësinë e kuadrit që do të përgatitet dhe diplomohet nga kjo shkollë, d.m.th. që shkolla të kthehet në funksion për atë për çfarë është themeluar dhe për asgjë tjetër, ndërsa për të arritur cilësinë, akreditimi i shkollës nga ana e shtetit është i pashmangshëm, sepse cilësia e kësaj shkolle është shumë e rëndësishme, jo vetëm brenda kufijve të Maqedonisë së Veriut, por edhe shumë më gjerë”, thuhet mes tjerash në reagimin e IR BFI.

The post Iniciativa për reforma në BFI, Fetahut: Nuk di ta zgjidhë problemin me “Medresenë Isa Beu” appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy