Instituti për Radiologji në Shkup pajiset me aparat të ri digjital RTG

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Instituti për Radiologji mori aparat të ri digjital rentgen RTG për fotografime dinamike fluoroskopike dhe radiografike të fëmijëve.

“Është instaluar dhe ka përfunduar trajnimi teknik për përdorimin e aparatit. Është marrë nga Ministria e Shëndetësisë në vlerë të përgjithshme prej 23 milionë denarëve. Aparati RTG është i domosdoshëm për pacientët më të rinj dhe posaçërisht i rëndësishëm për diagnistikën”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Ai tha se edhe më parë ekzistonte një aparat i këtillë i ngjashëm, në të cilin, mesatarisht, punoheshin rreth 3.000 kontrolle për popullatën më të re, deri 14 vjeç.

“Institucioni, gjithashtu, mori edhe mamomat me tomografi dhe biopsi stereotaksike, si dhe eko aparat me elastografi, të cilët janë të rëndësishëm për diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit. Kjo tregon se kujdesemi edhe për parandalimin e sëmundjes së tillë malinje”, theksoi Ministri.

Advertisement

Instituti për Radiologji në Shkup pajiset me aparat të ri digjital RTG shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy