Interpelanca e Frontit Evropian për kryetarin e Gjykatës kushtetuese, në Kuvend më 9 korrik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për interpelancën për punën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, i paraqitur më 4 qershor nga grupi parlamentar i Frontit evropian, do të diskutohet në kuadër të seancës së 59-të të Kuvendit të planifikuar për 9 korrik. Sipas informacionit të disponueshëm në faqen zyrtare të Kuvendit, seanca pritet të fillojë në orën 11:00.

“Deputeti i Frontit evropian, Ilir Hasani, në konferencën për mediat shpjegoi se interpelanca është paraqitur për punën e Kostadinovskit në bazë të nenit 72, pika 1 dhe 2 të Kushtetutës. Sipas Hasanit, Kostadinovski ka shkelur qëllimisht Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nenin 101 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

“Dua të theksoj se kjo iniciativë nuk ka për qëllim të ushtrojë presion mbi Gjykatën Kushtetuese, për dallim nga interpelancat e mëparshme që ishin qartazi me natyrë politike, por ka ndikim social dhe mediatik. Qëllimi ynë është të nisim një debat institucional për funksionimin e këtij institucioni dhe rolin e kryetarit të saj në respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve ekzistuese” tha Hasani.

Sipas Hasanit, Kostadinovski ka paragjykime ndaj gjuhës shqipe.

Advertisement

“Në arsyet për interpelancën mund të përmendet një intervistë që është dhënë për agjencinë e lajmeve MIA në gusht të vitit 2024, ku ai theksoj “se politika që krijoi atë ligj krijoi një lloj kaosi të ligjshëm që rezultoi me kaos politik, mosbesim dhe dilemë. Është fakt se ligji po zbatohet dhe po krijon probleme me implementimin e tij”. Kjo deklaratë ngre disa pyetje: Në bazë të cilit nen të Kushtetutës ose ligji konkret kryetari i Gjykatës Kushtetuese mund të karakterizojë një ligj si burim të kaosit politik dhe juridik, dhe nëse është në kompetencën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë problemet në zbatimin e ligjit dhe të parashikojë ndërhyrje legjislative? Deklarata të tilla i zvogëlojnë kufijtë e kompetencave të përcaktuara me ligj dhe krijojnë një seri dyshimesh për paanshmërinë e kryetarit të Gjykatës në raste që janë ende në fazën e shqyrtimit” tha Hasani.

Në reagimin e Gjykatës Kushtetuese atëherë përmes një komunikate, u theksua se Kostadinovski nuk do të komentojë asnjë deklaratë politike.

“Kushtetuta e RMV-së nuk parashikon mundësinë e shkarkimit të një gjykatësi kushtetues, as nga ana legjislative dhe as nga ana e ekzekutivit. Gjykata Kushtetuese, si organ i Republikës që mbron kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë, nuk i nënshtrohet parimit të ndarjes së pushtetit. Krijuesi i Kushtetutës e ka vendosur Gjykatën Kushtetuese mbi tre pushtetet, sepse ajo është kontrolluesi i procedurave, akteve dhe veprimeve të tyre. Pavarësia dhe autonomia e Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatësve kushtetues kanë garancinë më të fortë kushtetuese.Kushtetuta nuk i lejon Kuvendit që me aktet ligjore të ndikojë në kompetencat, mënyrën e zgjedhjes dhe të mbarimit të mandatit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kompetenca e Kuvendit përfundon në momentin e zgjedhjes së gjykatësve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

The post Interpelanca e Frontit Evropian për kryetarin e Gjykatës kushtetuese, në Kuvend më 9 korrik appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy