Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të hënën do ta vazhdojë seancën e 30-të, në të cilën në rend dite do të jetë edhe interpelanca për zv.kryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Megjithatë, në cilën ditë do të diskutohet për interpelancën e dorëzuar nga opozita, më së shumti do të varet nga Dimitrovi dhe angazhimet e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç seancës së 30-të, Kuvendi do të tentojë të rrumbullakësojë pikat e rendit të ditës të seancës së 32-të.

Shumica parlamentare në Kuvend ka problem me numrin e deputetëve për shkak të mungesës së disave prej tyre, por kjo sipas kreut të Kuvendit nuk paraqet problem sepse për debat nuk është e nevojshme që në sallë të jenë të gjithë deputetët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mund të debatohet për ligjet dhe pikat tjera, dhe më pas të caktohet votimi dhe të votohen të gjitha ligjet dhe pikat e tjera të rendit të ditës.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, në takimin e sotëm me gazetarët ka theksuar se për të gjitha propozim/ligjet konsultohet edhe me partitë opozitare, por nuk mund të thotë se cilat propozim/ligje mund të mbështeten edhe nga opozita gjatë periudhës së ardhshme.

Interpelanca ndaj Dimitrovit javën e ardhshme në seancë plenare shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";