Interpelanca ndaj Joveskit caktohet në seancën e 2 nëntorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Interpelanca ndaj kryeprokurorit e iniciuar nga opozita shqiptare më 14 shtator është vendosur në rend dite në seancën e 2 nëntorit. Përgjegjësia e Ljubomir Joveskit do të diskutohet vetëm 2 muaj para se të përfundojë mandati i tij si i pari i organit të akuzës.

Opozita shqiptare, përkatësisht Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa vlerësojnë se Joveski nuk mund të largohet nga pozita e kryeprokurorit pa dhënë përgjegjësi për të gjitha skandalet që sipas tyre kanë ndikuar në groposjen e besimit të qytetarëve në organet ligj zbatuese.

Opozita shqiptare pret mbështetjen e të gjithë deputetëve në Kuvend.

The post Interpelanca ndaj Joveskit caktohet në seancën e 2 nëntorit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy