Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve në Kuvend nga 27 prilli i vitit 2017.

Për seancën e sotme gjyqësore janë thirrë disa dëshmitarë, në mesin e të cilëve edhe ish-presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov.

Rasti ndodhet në procedurën dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Ilia Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kyretari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe ai i Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Ish-presidenti Gjorge Ivanov sot dëshmon në gjykimin për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit shkruan Telegrafi.