Prokuroria Themelore Publike sot njoftoi për aksidentin e djeshëm tragjik në autostradën Shtip-Miladinovcë ku jetën e humbën tre persona.

Vozitësi i automjetit Shevrolet në gjakun e të cilit është detektuar prania e alkoolit, ka humbur kontroll duke e ka tejkaluar automjetin Tojota kur ndodhi aksidenti tragjik, thuhet në raportin fillestar të prokurorisë publike pasi prokurori kujdestar publik nga Prokuroria publike në Shtip dhe ekipet e MPB-së kanë bërë kontroll në vendngjarjen në autostradën Shtip-Milladinovcë ku të premten jetën e humbën tre persona.

Sipas informacioneve fillestare që i njoftoi Prokuroria, aksidenti ka ndodhur kur automjeti Shevrolet me targa të Shkupit ku ishin pesë pasagjerë të një familjeje që ishin duke u kthyer në Shkup nga ahengu në Koçan, ka filluar ta tejkalonte automjetin Tojota me targa të Koçanit në të cilin ishin dy persona.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ishin duke u kthyer nga ahengu në Koçan: Tre persona humbën jetën, shoferi ishte nën ndikim të alkoolit shkruan Telegrafi.