Ne nuk kemi gjetur asnjë mangësi brenda juridiksionit tonë. Domethënë dokumentacioni mjekësor si në spitalin e Prilepit ashtu edhe në Klinikën për sëmundje të fëmijëve nga Shkupi menaxhohet si duhet, thotë Renata Mlladenovska, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar. Raporti i detajuar për insperktimin e jashtëzakonshme në Spitalin e Prilepit dhe Kinikën e Fëmijëve për rasitin e të poasalindurit nga prilepi i cili vdiq në klinikën e Shkupit është duke u përgatitur dhe do të publikohet gjatë ditës.

“Përgjegjësia jonë ishte të kontrollonim dokumentacionin e plotë si për nënën ashtu edhe për të porsalindurin. As Spitali i Prilepit dhe as Klinika për sëmundje të fëmijëve nuk janë konstatuar të mangëta. Dokumentacioni mbahet siç duhet. Raporti i detajuar për inspektimin e jashtëzakonshëm të Inspektoratit është duke u përgatitur dhe duhet të jetë gati gjatë ditës”, na tha përmes telefonit Mlladenovska.

Ndryshe, së fundmi, në një konferencë për media, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mejiti, ka paralajmëruar formimin e një komisioni ekspertësh për hetimin e plotë të rastit. Prokuroria themelore publike e Prilepit ka hapur rast për rastin pas denoncimit të prindërve të foshnjës së ndjerë.

Foshnja ka lindur e shëndetshme dhe pa probleme më 27 tetor në spitalin e Prilepit. Pas tri ditësh me vështirësi në frymëmarrje, ai është transferuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, ku pas një jave ka ndërruar jetë për shkak të sepsës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Lexo po ashtu
Inspektimi i jashtëzakonshëm në spitalin e Prilepit pas vdekjes së të porsalindurit

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ISHSHS: Dokumentacioni mjekësor për të porsalindurin e vdekur nga Prilepi menaxhohet si duhet nga spitali shkruan Telegrafi.