Islanda vendi më i sigurt në botë, Maqedonia e Veriut e 51 Shqipëria e 52

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërsa bota është e tronditur nga dhuna dhe paqëndrueshmëria, të dhënat e fundit nga “Global Peace Index 2025” (GPI) japin një rreze optimizmi midis qytetarëve të Kroacisë dhe Sllovenisë.

Sipas raportit të Institutit për Ekonomi dhe Paqe për vitin 2025, nga vendet e rajonit Kroacia është përsëri ndër vendet kryesore për sa i përket sigurisë dhe stabilitetit social.

Lista dominohet nga vendet evropiane, me Islandën në krye të listës. Kroacia është në vendin e 19-të, ndërsa Sllovenia është në vendin e nëntë.

Maqedonia e Veriut është në vendin e 51-të në raport. Shqipëria gjendet në vendin e 52, ndërsa Kosova në vendin e 63.

Advertisement

Lista përfshinë  gjithsej 163 vende.

Për vite me radhë, Islanda ka kryesuar renditjen botërore të vendeve më të sigurta falë mungesës pothuajse të plotë të dhunës, një niveli të lartë besimi midis qytetarëve dhe institucioneve, dhe një ndjenje të përgjithshme sigurie në shoqëri. Krimi është jashtëzakonisht i rrallë, dhe policia në përgjithësi nuk mban armë./Telegrafi/

The post Islanda vendi më i sigurt në botë, Maqedonia e Veriut e 51 Shqipëria e 52 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy