Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë së Veriut, kumtoi se dje në Kuvendin e përgjithshëm është zgjedhur udhëheqësia e re, në të cilën për kryetar unanimisht është rizgjedhur, Ismet Ramadani, për sekretar të përgjithshëm është zgjedhur Ilija Xhugumanov, ndërsa biznesmeni Svetozar Janevski është zgjedhur për drejtor ekzekutiv të Biznes-klubit.

Në takim u zgjodhën edhe anëtarët e Presidencës së re të Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë: Ismet Ramadani, Angjelka Peeva-Laurenciç, Trifun Kostovski, Ilija Xhugumanov, Ljube Dukoski, Rizvan Sulejmani, Florie Latifi, Metodi Haxhi Janev, Toshe Kocevski, Viktor Andonov, Ljubica Pendaroska dhe anëtarët e Klubit të Biznesit të Këshillit: Ferik Velija – Alsat M, Sveto Janevski – M6 Group, Zhivko Mukaetov – Alkaloid, Angelka Peeva-Laurenciç – Image PR, Arsim Papraniku – Neptun, Lazim Destani – Ekolog, Mitko Andreevski-SGG, Arben Aburahmani – Vezë Sharri dhe Vasko Kronevski – Nextense.

“Ky takim bashkoi mbi 55 anëtarë dhe mbështetës. Ndër të tjera, ishte një platformë e shkëlqyeshme për diskutimin e çështjeve aktuale globale. Delegatët e këtij Kuvendi morën vendim për thellimin e bashkëpunimit me partnerët dhe zhvillimin e strategjive të organizatës deri në vitin 2025”, njoftojnë nga Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë së Veriut.

Ismet Ramadani rizgjidhet kryetar i Këshillit Euro-Atlantik shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";