Komisioni Anti-korruspion kërkon nga institucionet zgjidhje më të shpejtë të iniciativave, kërkesave dhe rekomandimeve që i dërgon deri tek ta.

Kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska në pres konferencën e sotme në të cilën foli për vlerësimin e Komisionit Evropian për institucionin që ajo drejton, nënvizoi se shumë lëndë të anti-korrupsionit janë bllokuar në institucione dhe se me muaj po presin përgjigje.

Ajo gjithashtu tha se ende presin përgjigje për iniciativat për shkarkimin e personave përgjegjës dhe ndryshimin e legjislacionit për kufizimin e të drejtave diskrecionale, që do të mundësojë mënyra të drejta të punësimit, si dhe ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së drejtorëve dhe anëtarëve të bordeve drejtuese.

Ivanovska: Me muaj presim përgjigje nga institucionet për disa lëndë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";