Kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion për TV24 theksoi se komisioni është në fund me hetimin për blerjen e vaksinave nga prodhuesi kine “Sinofarm”.

Komisioni e vlerësoi hetimin si kompleks, ndërsa në maj njoftoi se ka marrë nga Banka Botërore dokument ku është kryer pagesa prej 7.8 milionë dollarë për importim të mallit që Ministria e Shëndetësisë e ka paguar më 15 shkurt, ndërsa Banka Popullore e ka realizuar.

“Në fund është lënda me blerjen e vaksinave dhe do të dalim në opinion me dëshmi të qarta”, u shpreh Ivanovska.

Nga MSH njoftojnë se nuk kanë paguar parapagesë te personi juridik për blerjen e vaksinave kineze, por në fillim të vitit është kryer rezervimi i 200 mijë dozave vaksinash nga prodhuesi “Sinofarm” nga Kina./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ivanovska: Në fund është lënda për blerjen e vaksinave kineze appeared first on Telegrafi.