Dje në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në të gjitha njësitë akademike u realizua procesi për zgjedhje të Rektorit të Universitetit për mandatin tre vjeçar 2022/2025.

Komisioni Universitar Zgjedhor në krye me kryetarin, prof.dr. Mustafa Ibrahimi konstatoi se kandidati i vetëm për rektor Izet Zeqiri mori 98 % të votave PËR, dhe u zgjodh Rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Akademik Izet Zeqiri është profesor universitar dhe pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë./Telegrafi/

Izet Zeqiri zgjidhet rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";